Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të enjte ka certifikuar përbërjen e Kuvendit Komunal të Leposaviqit, e dalë pas zgjedhjeve të 23 prillit, raporton InLajmi.
Sipas rezultateve nga KQZ-ja, në këtë Kuvend Komunal janë zgjedhur 16 asambleistë nga 19 sa është numri i ulëseve.
Vetëvendosje ka fituar 15 mandate ndërsa 2 partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës dhe Partisa Kosovskih Srba kanë fituar nga 2 mandate.
Ndërsa 2 anëtarët e VV-së në KQZ kanë kundërshtuar rekomandimin për të certifikuar vetëm kandidatët që kanë fituar vota. /InLajmi/




















