6 persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në fshatin Bajqinë të Podujevës, përcjell InLajmi
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës në mesin e të lënduarve, janë edhe 2 ngasësit e automjeteve të përfshira, njëri prej të cilëve është i moshës së mitur.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Bajqinë , Podujevë 03.05.2023-20:45. Raportohet për një aksident trafiku në mes të 2 veturave me ngasës meshkuj kosovarë njëri nga ta i moshës së mitur. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar të 2 ngasësit e veturave dhe 4 pasagjerë, 2 femra dhe 2 meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. /InLajmi/