Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka uruar gazetarët për Ditën Botërore e Lirisë së Shtypit ndërsa ka falënderuar për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin në promovimin e demokracisë, llogaridhënies dhe transparencës, përcjell InLajmi.
Krasniqi thotë se Kosova është vend më i mirë, më i lirë dhe më demokratik falë angazhimit dhe luftës të përditshme që bëjnë gazetarët për të vërtetën, pavarësisht se cila është ajo.
Ai thekson se në këtë ditë duhet të rikujtojmë sfidat e shumta me të cilat përballeni akoma në Kosovë dhe bashkë, si shoqëri dhe si shtet, të zotohemi që të jemi krah jush në secilin hap, në mënyrë që t’i evitojmë ato
Krasniqi inkurajon gazetarët që të mos ndalen në misionin e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur gazetarë – Urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit!
Para se gjithash, faleminderit! Faleminderit për punën, përkushtimin dhe profesionalizimin – në promovimin e demokracisë, llogaridhënies dhe transparencës. Kosova është vend më i mirë, më i lirë dhe më demokratik falë angazhimit dhe luftës të përditshme që ju bëni për të vërtetën, pavarësisht se cila është ajo.
Gjithsesi, sot, është edhe një ditë ku ne duhet të rikujtojmë sfidat e shumta me të cilat përballeni akoma në Kosovë dhe bashkë, si shoqëri dhe si shtet, të zotohemi që të jemi krah jush në secilin hap, në mënyrë që t’i evitojmë ato. Urime dhe mos u ndalni në misionin tuaj të shenjtë! /InLajmi/