Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, përcjell InLajmi.
Osmani tha se fati i të zhdukurve me forcë ka qenë prej kohësh një plagë e thellë në shoqërinë tonë, familjet vazhdojnë të kërkojnë të dashurit te tyre të cilët u zhduken nga rrëgjimi i Millosheviqit.
Ajo tha se atyre u është mohuar në mënyrë çnjerëzore drejtësia dhe paqja për një kohë të gjatë andaj shpresojmë që Deklarata e rënë dakord në Bruksel do të hapë rrugën për njohjen e këtyre krimeve dhe drejtësinë.
Presidentja e Kosovës gjithashtu shtoi se kjo deklaratë do të kërkojë zbatim të menjëhershëm sepse sipas saj Serbia ka një histori të paimagjinueshme.
Postimi i plotë i saj:
Fati i të zhdukurve me forcë ka qenë prej kohësh një plagë e thellë në shoqërinë tonë. Familjet që vazhdojnë të kërkojnë vendndodhjen e të dashurve të tyre, të cilët u zhdukën me forcë nga regjimi i Millosheviqit dhe përmes një sistemi të krimeve të luftës dhe gjenocidit të sponsorizuar nga shteti, kanë mbi 2 dekada që mbajnë këtë barrë të rëndë në zemrat dhe në emër të një vendi të tërë.
Atyre u është mohuar në mënyrë çnjerëzore drejtësia dhe paqja për një kohë të gjatë.
Shpresojmë që Deklarata e rënë dakord sot në Bruksel do të hapë rrugën për njohjen e këtyre krimeve dhe për drejtësinë. Por mbi të gjitha, një moment lehtësimi për familjet që kanë pësuar dhimbje dhe vuajtje të pashpjegueshme.
Kjo deklaratë do të kërkojë zbatim të menjëhershëm dhe për këtë, siç e dimë nga marrëveshjet e mëparshme, Serbia ka një histori të paimagjinueshme./InLajmi/