Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, tha se pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë, përcjell InLajmi.
Bogujeci tha se pas mohimit 24 vjeçar Serbia me këtë deklaratë ka pranuar krimin e zhdukjes me forcë, duke e ngritur nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtejet e familjeve.
Ajo tha se Kosova është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendodhjen e të dashurve të tyre.
Nënkryetarja e Kuvendit tha se deklarata e sotme sjellë një hap më afër së vërtetës andaj ka shpresuar që ky hap t’ua lehtësojë sado pak dhimbjen e familjarëve.
Postimi i plotë i saj:
Sot u nёnshkrua deklarata pёr personat e zhdukur me forcё gjatё luftёs, përkundër rezistencës sё gjatё tё Serbisё.
Pas mohimit 24 vjeçar, me këtë deklaratë Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë. Me këtë deklaratë e ngritë nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve. Gjithashtu për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë – qofshin këto edhe materiale të klasifikuara.
Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.
Deklarata e sotme na sjellë një hap më afër të vërtetës.
Shpresojmë që ky hap i rendesishëm do të lehtësojë sado pak dhimbjen e familjarëve./InLajmi/