Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu këtë të martë ka kujtuar përvjetorin e masakrës së Studimes, përcjell InLajmi.
Haxhiu deklaroi se në këtë masakër u vranë e masakruan 116 civilë e shumë persona të tjerë u larguan nga shtëpia.
Ajo shtoi se duhet përkushtim i palënkundur për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb
Postimi i plotë i saj:
Në Studime të Vushtrrisë më 2 maj 1999 u vranë e masakruan 116 civilë.
Kolonë e gjatë civilësh po largoheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre, me tmerrin që po shkaktonte ushtria serbe duke masakruar gjithandej Kosovës civilë të pafajshëm, në pranverën e vitit 1999.
Mijëra familje mbetën pa më të dashurit e tyre, e për kriminelët serb ky ishte veç një episod tjetër nga seria e masakrave që po shkaktonin ndaj popullit shqiptarë.
Përkushtim i palëkundur i duhet drejtësisë që të bëjë gjithçka për të sjellë drejtësinë për të gjitha viktimat e gjenocidit serb.
Lavdi të gjithë të rënëve të luftës për liri! /InLajmi/