Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt, Burim Bajrami ka vazhduar me vizita tek fermerët e këtij qyteti, përcjell InLajmi.
Këto dit ai vizitoi fermerin ferizajas Trimor Hyseni, për të parë nga afër punën e angazhimin e tyre në kultivimin e produkteve të ndryshme.
Bajrami u shpreh se fermerët si Trimori meritojnë përkrahje e natyrisht janë kontributdhënëse në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë lokale
Njoftimi i plotë i Komunës së Ferizajt:
Drejtori i Bujqësisë, vijon ciklin e vizitave tek fermerët fundjavave
Ditën e sotme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami vizitoi fermerin ferizajas Trimor Hyseni, në kuadër të ciklit të vizitave tek fermerët fundjavave, për të parë nga afër punën e angazhimin e tyre në kultivimin e produkteve të ndryshme.
Familja Hyseni është e tëra e angazhuar në kultivimin e dredhëzave dhe mjedrave, duke pasur hapësira të mëdha për kultivimin e tyre, mbështetje të cilën i ka ofruar edhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, ku drejtori Bajrami u shpreh se shembuj të tilla meritojnë përkrahje e natyrisht janë kontributdhënëse në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë lokale. /InLajmi/