Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu ka folur pas aktgjykimit lirues ndaj të akuzuarve për rastin “Pronto”.
Përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook, Haxhiu ka thënë se aktgjykimi në këtë rast është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës, shkruan InLajmi.
Sipas saj, tani nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re.
Postimi i plotë i saj:
Aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës Pronto është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës.
Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit.
Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve.
Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!
Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re. /InLajmi