Tayna shquhet si rep artistja që nisi një epokë të re në hip hop-in shqiptar.
Rep artistja 26 vjeçare dje publikoi albumin e saj të parë, duke i përmbledhur 13 këngë në emrin “Bipolar” dhe duke sjellë për fansat, këngën e re me klip në bashkëpunim me Butën të titulluar “Mashallah” e cila përmbanë edhe pjesën e 2-të “Gëzuar” që erdhi befasi për adhuruesit e muzikës së saj, bashkë me këngët “Nëse”dhe “Milly” në verzionin audio.
Por, publikimet e Taynas nuk do të ndalen me kaq. Ylli i hip hop-it, sonte pritet ta publikojë edhe dokumentarin në mbështetje të albumit “Bipolar” në të cilin do të shpjegojë gjithë rrugëtimin e saj në muzikë dhe jo vetëm. Në këtë dokumentar, Tayna, do të shfaqë edhe pjesën shpirtërore e cila lidhet ngusht me krijimtarinë e saj artistike, shkruan Tëvë1.
Reperja filloi karrierën e saj profesionale muzikore në vitin 2018, duke shpërthyer fuqishëm në industrinë e muzikës së asaj kohe me këngët “Columbiana” dhe “Shqipe”, të cilat menjëherë u bënë favoritet e toplistave gjithandej nëpër radio e televizione. Me këngët e saj të albumit, të publikuara në vazhdimësi, Tayna deri më tani ka grumbulluar mbi 150 milion dëgjime në platformat YouTube, Spotify etj.