Bad News Eagles ka pësuar humbje në ndeshjen e 2-të të turneut “ESL Challangers” për CS:GO që po mbahet në Australi.
Ekipi shqiptar nga Kosova pësoi disfatë 11:16 nga ekipi Movistar Riders në mapën Inferno.
Në pjesën e parë ekipi kundërshtar i BNE kishin epërsi 11-4, ndërsa në pjesën e 2-të BNE-ja u rikthye duke barazuar rezultatin, por në fund triumfuan ekipi i Movistar Riders, shkruan Lajmi.net.
Paraprakisht, Bad News Eagles e fitoi takimin eparë 16:10 ndaj ekipit nikoqir, Vertex në hartën “Vertigo”.