1 Maji është dita që i kushtohet punëtorëve në shumë vende të botës.
Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës për jetës.
1 Maji, dita e punëtorëve, është pjesë edhe e kalendarit të festave shtetërore.
Në shumë vende kjo ditë shoqërohet me protesta për të drejtat e punëtorëve , ndërsa në Kosovë festohet.
Ani pse tërë vitin kanë pakënaqësi nga më të ndryshmet, SBASHK-u nuk do të protestojë për 1 maj.

Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj thotë se mësimdhënësit kjo ditë i pretë të zhgënjyer.
Sipas tij, është dashur të mbahet një aktivitet për pakënaqësitë e punëtorëve.
“Është dashur të kemi një marsh që t’i shprehim pakënaqësitë e punëtorëve te sektorit privat dhe publik por deri tani nuk ka ndonjë plan nga BSPK-ja për ndonjë protestë apo marsh. 1 Maji do të na pret me shumë pakënaqësi dhe me punëtorë shumë të zhgënjyer”, u shpreh Jasharaj
Kreu i SBASHK-ut thotë se në sistemin arsimor nuk ka shkelje të të drejtave të punëtorëve.
Ai për Front Online ka përmendur disa nga pakënaqësitë e mësimdhënësve.
“Sistemi arsimor nuk kanë shkelje të mëdha të drejtave të punëtorëve ngase e kemi kontratën kolektive dhe e cila është një mburojë që i mbron të drejtat. Mësimdhënësit kanë pritur më shumë nga Ligji i Pagave disa janë të kënaqur e disa hiç. Qeveria Kurti nuk është konsultuar me ne fare për koeficientin dhe u kritikua shumë nga ne dhe të gjithë për atë vlerë, ka edhe pakënaqësi të tjera nga mësimdhënësit”, theksoi Jasharaj.