Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e 2 të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar komunën e Tetovës, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune Bilall Kasami, i cili e ka nderuar Presidenten Osmani me Çelësin e Qytetit, çmim ky që u dha për herë të parë nga komuna e Tetovës, përcjell InLajmi
Presidentja Osmani ka vlerësuar rolin historik të Tetovës për shqiptarët gjithandej dhe ka falënderuar tetovarët që gjatë luftës në Kosovës, më 1998-1999 kanë hapur zemrat dhe dyert e tyre për t`i strehuar refugjatët kosovarë të dëbuar me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.
Në takim, ndër të tjera është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me komunat kosovare në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve nga të 2 shtetet. /InLajmi/