Ministrja e MPJ-së me të marrë fjalën në Këshillin e Sigurimit ka thënë se asaj nuk iu lejua të flas në gjuhën shqipe.
Gërvalla tha se Ministrit të Jashtëm Serb, Ivica Daçiq iu lejua të flas në gjuhën e tij, ndërsa asaj jo, edhe pse e kishte bërë kërkesën.
Ajo tha se me që nuk iu lejua, ajo vendosi të flas në gjuhën angleze.
“Edhe unë bëra kërkesë që të flasë në gjuhën shqipe, por diçka e tillë nuk m’u aprovua. Megjithatë do të vazhdojë të flasë në gjuhën angleze”, ka thënë Gërvalla