Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku foli për nisjen e punimeve për rrugën A në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se një lagje e re, një komunitet i ri, një pjesë e bukur e Prishtinës po nisë të formësohet sot.
Ai shtoi se një investim kaq i madh infrastrukturor në Prishtinë, kishte ndodhur 10 vite më parë.
Postimi i plotë i tij:
Një nga investimet më të mëdha kapitale në Kryeqytet, ai i Rrugës A nisi sot. Prishtinës po i shtohet dhe një segment i ri, që lidhë Rrugën B me përpjetëzen në Veternik. Një lagje e re, një komunitet i ri, një pjesë e bukur e Prishtinës po nisë të formësohet sot.
Rruga A, me gjashtë korsi, shtigje të biçikletave, trotuare për këmbësorë e me gjelbërim ishte zotim elektoral i yni.
Investimi i fundit i madh infrastrukturor në Prishtinë, kishte ndodhur 10 vite më parë; ironikisht vet Rruga B, aty ku kjo rrugë e sotme vazhdon.
Kosova mundet më shumë! /InLajmi/