Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 27 prillit, ditës së të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli, përcjell InLajmi.
Osmani theksoi se zhdukja e mijëra qytetarëve me dhunë është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidial të Millosheviqit.
“Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka thënë Osmani.
Presidentja theksoi se duhet të solidarizohemi me dhimbjen dhe ankthin e familjarëve të të zhdukurve.
“Sot mendjen e kemi te familjarët e tyre dhe solidarizohemi me dhimbjen e ankthin e tyre të çdoditshëm”, tha Osmani. /InLajmi/