Lideri i PDK-së Memli Krasniqi ka drejtuar akuza kah partia në pushtet për lidhjet e pretenduara korruptive në Koorporatën Energjetike të Kosovës, raporton InLajmi.
Krasniqi pati një replikë me ministren Rozeta Hajdari, të cilës ia përmendi faktin se është dënuar për mosdeklarim të pasurisë.
“Kjo është e dënuar për mos-deklarim të pasurisë. Ka dënim të plotfuqishëm. O qytetarë të nderuar, kemi ministra të dënuar që na mbajnë ders”, tha Krasniqi.
I pari i PDK-së i kërkoi ministres Hajdari që në lidhje me këtë temë që mos “të mbajë ders”.
“Ti s’ki nevojë me dalë me fol këtu për këtë punë. Ti s’ke fol për rezerva, s’ke fol për miliona euro që keni ble, e mallin kurrë s’e keni marrë”, tha ai. /InLajmi/