• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 24 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Të gjitha vendimet që mori Qeveria Kurti në mbledhjen e sotme

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
26 April 2023
në KRYESORE
0 0
0
Ky është vendimi që mori qeveria në mbledhjen e mbajtur
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës këtë të mërkurë ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë marrë një sër vendimesh, përcjell InLajmi.

Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhje:

Projekt-rregulloren për Zëvendësimin apo Mungesën e Përkohshme nga Puna e Nëpunësit Civil. Kjo Rregullore përcakton rregullat dhe procedurat për plotësimin e pozitës në rast të nevojës të zëvendësimit apo mungesës së përkohshme nga puna, të një nëpunësi civil.

Udhëzimin Administrativ për Shitjen e të Dhënave Statistikore. Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohet mënyra dhe kushtet e shitjes së të dhënave statistikore, kryerja e shërbimeve të veçanta për shfrytëzues të ndryshëm, llogaritja e shpenzimeve (profesionale dhe operative) për kryerjen e tyre, si dhe mënyra e përdorimit të të hyrave të fituara me shitjen e të dhënave statistikore nga ASK dhe prodhuesit e tjerë të statistikave zyrtare

Udhëzimin Administrativ për Mbrojtjen e të Dhënave Statistikore dhe Qasjen në të Dhëna Mikro. Me anë të këtij Udhëzimi Administrativ përcaktohen masat për mbrojtjen e të dhënave statistikore si dhe kushtet dhe të drejtat e përdoruesve për lejimin e shfrytëzimit të të dhënave të fshehta statistikore.

Vendimin për lehtësimin e qasjes së personave të verbër në aktet nënligjore të Qeverisë dhe ministrive të publikuara në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Një ndryshim i këtillë në kuptimin teknik ndikon drejtpërdrejtë në informim më të saktë dhe punë më cilësore, por mbi të gjitha ndihmon personat me aftësi të kufizuar të gëzojnë të drejta të barabarta, ashtu siç u takon.

Vendimin për aprovimin e ndarjes së mjeteve buxhetore për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë sipas Planit të Zbatimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike. Për këtë qëllim janë ndarë mjetet në vlerë prej dhjetë milionë euro. Mjetet e ndara transferohen te Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe do të përdorën për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike.

Vendimin për plotësimin e listës së artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit, të aprovuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 06/ 27 të datës 30 prill 2020. Vendimit i është bashkangjitur edhe Lista me artikujt dhe shërbimet që janë pjesë e prokurimeve të përbashkëta.

Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e pikës 1.1 të Vendimit të Qeverisë Nr.31/99, në kuadër të Masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Nëntë milionë euro janë ndarë për zbatimin e vendimit për mbështetjen e tejkalimit të krizës energjetike në kuadër të pakos së Ringjalljes ekonomike. Vendimi gjithashtu aprovon bartjen e shpenzimeve aktuale të realizuara deri në fund të muajit shkurt 2023 në vlerën prej tetë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e dy mijë eurove.

Vendimin për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë Nr.05/36 të datës 19 tetor 2020, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin Nr. 15/19 të datës 14 korrik 2021 dhe Vendimin Nr. 29/116 të datës 28 dhjetor 2022 (MFPT) Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.05/36 i datës 19.10.2020, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin Nr. 15/19 të datës 14.07.2021 dhe Vendimin Nr. 29/116 të datës 28.12.2022. Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 19.10.2020 ka nxjerrë Vendimin Nr. 05/36 me anë

të të cilit ka ndaluar procedurat e blerjes së veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në vartësi të tyre përmes procedurave të prokurimit publik.

Qeveria ka aprovuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes plotësuese të Grantit në vlerë 13.2 milionë euro ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KfË Frankfurt am Main dhe Kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina” për Projektin “ Programi i Ujërave të Zeza të Kosovës II”. Negocimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet konform dispozitave të kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare.Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes për Financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin për “Forcimin e Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve”. Marrëveshja e Financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtarë për Zhvillimin e projektit “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve është përmbyllur me sukses dhe kjo marrëveshje do t’i mundësojë Qeverisë që të përmirësojë cilësinë e një numri të shërbimeve administrative publike dhe do të zvogëlojë barrën administrative përmes avancimit dhe sigurimit të ndërveprueshmërisë se sistemeve të përzgjedhura.

Kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e Projektit “Sistemi i monitorimit elektronik”, për vitin 2023. 600.000 euro janë ndarë për këtë qëllim.

Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 15.000 euro për Forumin Ekonomik të Vjenës me qëllim të Promovimit të Republikës së Kosovës, dhe bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Forumit Ekonomik të Vjenës dhe Qeverisë së Kosovës/Zyrës së Kryeministrit të Kosovës të datës 12 janar 2023.

Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Zbatimin e Ndërsjellë të Aktgjykimeve në Çështjet Penale.

Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Ekstradimin.

Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale.

Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës. Në shërbim të kësaj, po iniciojmë aderimin e Republikës së Kosovës në ICMP. Kjo nismë shton mundësitë për rritje të bashkëpunimit rajonal e më gjerë, në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë. Po ashtu, i shërben rritjes së kapaciteteve të mjekëve ligjorë dhe specialistëve të tjerë të fushës së antropologjisë dhe arkeologjisë forenzike në institucionet tona.

Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me Kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës me Nr. 689 të datës 20 prill 2023 jep mendim lidhur me Nismën Legjislative “Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës”. Qeveria ka vlerësuar nismën dhe ka rekomanduar miratimin e tij, Ky Ligj ka për qëllim që të përcaktojë rregullat e organizimit të sistemit zgjedhor, duke përfshirë edhe rregullat e përgatitjes, zhvillimit, administrimit, mbikëqyrjes, dhe shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Është informuar për zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II) gjatë periudhës tetor – dhjetor 2022 (ZKM). Për zbatimin e këtyre prioriteteve, institucionet e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, kanë hartuar Planin e Veprimit (PV ERA II), i cili është miratuar nga Qeveria, më 11 gusht 2021, dhe nga Kuvendi, më 4 tetor 2021. Prioritetet e ERA II, përmes këtij plani të veprimit, do të zbatohen brenda një periudhe 2vjeçare, deri në mesin e vitit 2023.

Vendimin për ndarjen e mjetet financiare në vlerë prej 157.000 euro për bashkëfinancim të projektit për përmirësimin e sistemit të qeverisjes digjitale,

Vendimin për ndarjen e mjeteve për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike, për masat e mbështetjes së punësimit të grave, likuiditetin familjar.

Plotësim ndryshimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe me masën për mbështetjen e punësimit të punëkërkuesve nga komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Vendimin për zbatimin e masës së re në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, mbështetja e punësimit të punëkërkuesve nga radhët e komuniteteve jo shumicë, janë ndarë fillimisht 3 milion euro.

Vendimin për emërimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor, Klinikë, Universitar të Kosovës përbërjen si në vijim:

Dr.Dren Boshnjaku, si përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

Dr.Tetore Olloni, si përfaqësuese nga Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

Dr.Rrezarta Bajrami, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik;

Dr.Besim Demolli, nga Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;

Dr.Vjollca Kadolli, nga Shërbimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor;

Dr.Naim Bardiqi, si përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë;

Në Bord është edhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor, që zgjidhet përmes konkursit publik. /InLajmi/

Tags: Bordet PublikeMinistria e ShëndetësisëQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Pasi e “uli” në debat Kiarën me fjalë të rënda, sqarohet Arbana

Postimi tjetër

Krasniqi- Rozeta Hajdarit: Kemi ministra të dënuar që na mbajnë ders

Të ngjajshme Postime

Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më
KRYESORE

Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më

24 June 2025
Osmani dhe Rohde flasin rreth zhvillimeve aktuale politike
KRYESORE

Osmani dhe Rohde flasin rreth zhvillimeve aktuale politike

24 June 2025
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
KRYESORE

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

24 June 2025
Viktima e aksidentit që ndodhi në afërsi të Badocit është zyrtar policor
KRYESORE

Viktima e aksidentit që ndodhi në afërsi të Badocit është zyrtar policor

24 June 2025
Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim final të Gjykatës
KRYESORE

Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim final të Gjykatës

24 June 2025
Pse s’po u flet mediave para dhe pas seancave të Kuvendit? Sqarohet Kurti
KRYESORE

Pse s’po u flet mediave para dhe pas seancave të Kuvendit? Sqarohet Kurti

24 June 2025
Postimi tjetër
Krasniqi-Kurtit: Nuk po të akuzoj që po bënë tradhti, por marrëveshja është e keqe

Krasniqi- Rozeta Hajdarit: Kemi ministra të dënuar që na mbajnë ders

Lajmet e fundit

Si ndikojnë antidepresivët e marrë gjatë shtatzënisë në zhvillimin normal të fetusit

Si ndikojnë antidepresivët e marrë gjatë shtatzënisë në zhvillimin normal të fetusit

24 June 2025
A e dinit se në Japoni ka kafene ku mund të…

A e dinit se në Japoni ka kafene ku mund të…

24 June 2025
Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 June 2025
Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më

Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më

24 June 2025
Osmani dhe Rohde flasin rreth zhvillimeve aktuale politike

Osmani dhe Rohde flasin rreth zhvillimeve aktuale politike

24 June 2025
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

24 June 2025
Mesazh i ri nga djali i Shahut për iranianët: Regjimi po shembet, vetëm ne mund ta përfundojmë këtë luftë

Mesazh i ri nga djali i Shahut për iranianët: Regjimi po shembet, vetëm ne mund ta përfundojmë këtë luftë

24 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu