Është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës, e cila njoftoi se me datën 25 prill në orën 12:55 është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë 25.04.2023 – 12:55. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/