Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati e ka quajtur qeverinë e Kosovës të paaftë e amatore për zgjedhjet e mbajtura në 4 komunat në veri.
Kastrati në Politiko tha se pas këtyre zgjedhjeve veriu i Kosovës shkon në kontroll totale të Serbisë dhe grupeve që i ka brenda veriut.
Kastrati tutje tha se me veperimet e fundit, institucionet e Kosovës para takimit të 2 majit në Bruksel, i bën favor presidentit serb, Vuçiq që sipas tij, ende mendon që është te ekipi i futbollit “Cerna zvezda, shkruan Gazeta10.
“Ne në Komisionin që e mbikqyrë AKI-në kemi informacione se cka ka atje, çfarë grupe njerëzsh e çfarë organizmeve ka etj. Tash po ja bën një favor Vuçiqit me dal me këtë retorikën e vet bajate, të një maloku që hala po menon që është në pjesën e veriut të Cerna zvezdes. Jo Kosova është okupim, e jo do ta çlirojmë.”, .tha tutje Kastrati në Politiko.