Cristiano Ronaldo bashkë me klubin e tij, Al-Nassr, është eliminuar nga Kupa e Arabisë Saudite.
Një supergol i shënuar në stilin gërshërë nga Jean-David Beauguel në minutën e 23-të mjaftoi që mysafirët të shkojnë në finale të kupës, shkruan Klan Kosova.
Lajm i keq për 5 herë Topin e Artë është që ata po rrezikojnë ta humbin edhe kampionatin arab ku ndodhen 3 pikë larg Al-Ittihadit madje me një lojë më shumë.