
Kosova do të luajë sot nga ora 15:00 ndaj Çekisë, ndeshje e katërt e grupeve për kualifikimet për Euro 2020.


Nuk ka ndryshime të mëdha në formacionin e Dardanëve.

Në portë vazhdon të mbetet Aro Muric.

Në të djathë do të luajë Mergim Vojvoda, ndërsa në qendër janë dyshja e zakonshme Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti. Në të majtë për herë të parë pasi do të luajë nga minuta e parë Florent Hadërgjonaj.

Mesfusha përbëhet nga Voca dhe Halimi.
Pas sulmuesit luajnë Edon Zhegrova, Bersant Celina dhe Elbasan Rashani.
Në sulm do të jetë lojtari në formë Vedat Muriqi.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.
Kurse tek kombëtarja e Çekisë janë: Vaclík, Kadeřábek, Čelůstka, Darida, Masopust, Jankto, Soucek, Suchy, Boril, Schick, Kral