Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se Komiteti i Ministrave me më shumë se 2/3 e votave të shteteve anëtare vendosi në favor të përmbylljes së etapës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell InLajmi
Për këtë vendim të Komitetit të Ministrave reagoi nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku.
Çitaku deklaroi se ky lajm do të duhej ti gëzonte të gjithë pa dallime duke shtuar se nga sot Kosovës iu hap dera për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Postimi i plotë i saj:
Sot Kosovës iu hap dera për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ky lajm do të duhej të gëzonte të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. /InLajmi/