Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj ka qëndruar këto ditë në Austri dhe së fundmi edhe në Gjermani, përcjell InLajmi
Vizitën e tij në Gjermani e përmbylli te bashkatdhetarët e suksesshëm në fushën e biznesit dhe shoqatën shqiptare “Nazmi Ugzmajli”.
Ai shtoi se është krenar me suksesin e të 2 biznesmenëve.
Postimi i plotë i tij:
Në përmbyllje të vizitës sime në Gjermani, kisha kënaqësinë t’i vizitoj disa nga bashkatdhetarët e suksesshëm në fushën e biznesit dhe shoqatën shqiptare “Nazmi Ugzmajli”, ku më nderuan me titullin “Anëtar nderi” i kësaj shoqate.
Në vizitë tek; Bilall Gashi, Agron Zeqiraj, Agim Krasniqi dhe Bekim Kabashi pata rastin të përjetoj nga afër suksesin e tyre. Ata përpos që kanë arritur të krijojnë vlerë me produktet dhe shërbimet që ofrojnë, me aktivitetin e tyre e lartësojnë çdo ditë imazhin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë.
Krenar me suksesin e tyre! /InLajmi/