Një person nga Dragobili i Malishevës është dërguar në Spitalin e Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se ka pësuar lëndime si pasojë e rrëzimit nga shtylla elektrike, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Dragobil, Malishevë 22.04.2023-15:45. Viktima mashkullkosovar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit pasi që i njëjti dyshohet se si pasojë e rrëzimit nga shtylla elektrike ka pësuar lëndime trupore. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore. /InLajmi/