Këtë të diel mbahen zgjedhjet në 4 komunat veriore të Kosovës ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve, raporton InLajmi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media bëri të ditur se në komunat veriore janë hapur 19 qendra të votimit.
Elezi tha se mbi 45 mijë qytetarë janë me të drejtë vote në komunat veriore.
Zëdhënësi i KQZ-së ka ftuar të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese.
“Janë 19 qendra votimi që do të presin qytetarët me të drejtë vote, 6 janë të rregullta dhe 13 qendra janë alternative. Qytetarët me të drejtë vote në këto 4 komuna është mbi 45 mijë. Ftojmë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, tha Elezi.
Këtë të diel do të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. /InLajmi/