Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar myslimanët së bashku me bashkëshorten e tij për festën e Fitër Bajramit.
“Me mbylljen e muajit të Ramazanit, Jill dhe unë u dërgojmë urimet tona më të ngrohta myslimanëve që festojnë Fitër Bajramin në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.
Ju urojmë një festë të gëzuar të mbushur me komunitet dhe dhembshuri. Eid Mubarak!”, shkroi ai në Twitter.
Besimtarët mysliman në mbarë botën po kremtojnë festën e Fitër Bajramit.