Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka folur rreth procesit zgjedhor që pritet të mbahet në veri të vendit këtë të diele.
Ai thotë se zgjedhjet në atë pjesë të vendit duhet të mbahen pavarësisht situatës.
‘’Zgjedhjet në veri të vendit duhet të mbahen pavarësisht situatës atje” ka thënë Lushtaku
Lushtaku më tutje thotë se me marrëveshjen me Serbinë, kryeministri Kurti ia ka mundësuar anëtarësimin Serbisë në BE pa asnjë kusht, shkruan lajmi.net
Deputeti i PDK-së thotë se me këtë qasje, Lëvizja Vetëvendosje duhet të shkojë sa më parë në shtëpi.