UEFA edhe kësaj radhe i ka besuar organizmin e një turneu tjetër të rëndësishëm Federatës Shqiptare të Futbollit, përcjell InLajmi.
UEFA Development Tournament U-16 për djem do të zhvillohet në Shqipëri nga data 2 maj deri më 7 maj.
Në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Moldavisë, Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe.
Shqipëria U-16 do të drejtohet nga trajneri Ervin Bulku dhe do të grumbullohet javën e ardhshme në Durrës
Postimi i plotë nga FSHF:
✅UEFA i beson organizmin e një tjetër turneu të rëndësishëm Federatës Shqiptare të Futbollit! UEFA Development Tournament U-16 për djem do të zhvillohet në vendin tonë nga data 2 maj deri më 7 maj.
📌Në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Moldavisë, Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe. Të gjitha sfidat do të zhvillohen për herë të parë në fushat e futbollit në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.
🇦🇱Shqipëria U-16 do të drejtohet nga trajneri Ervin Bulku dhe do të grumbullohet javën e ardhshme në Durrës. Pas pak ditësh, trajneri Bulku do të shpallë edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këtë turne. /InLajmi/