20 Prilli është dita e 110 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 255 ditë.
1303 – Universiteti La Sapienza i Romës krijohet nga Papa Boniface VIII, duke e bërë atë universitetin e parë papnor. Gjatë shkatërrimit të Romës më 1527 (kur
1914- SHBA, Forca të gardës kombëtare ndërhyjnë për t’i dhënë fund grevës së minatorëve në Ludlow, Kolorado. Disa dhjetëra persona, përfshirë gra e fëmijë, u vranë. Pronari kryesor i minierës, John D. Rockefeller, i Riu, u kritikua gjerësisht për incidentin.
1936 — Trupat Italiane okupojnë Etiopinë.
1939 – Ditëlindja e 50-të e Adolf Hitlerit shpallet festë kombëtare në Gjermaninë naziste. Lindur në Austri, Hitleri ishte politikan austriak, kryetar i Partisë Naziste gjermane, kancelar 1933-1945 dhe diktator i Gjermanisë naziste nga 1934 deri më 1945, kur u vetëvra ne Berlin – Hitleri mban rekordin si personi përgjegjës për numrin më të madh të vrasjeve, brenda një kohe sa më të shkurtër.
1972 – Apolo 16 zbriti në Hënë.
1980 – Kubanët fillojnë të mbërrijnë në SHBA nga bregu Mariel i Kubës – ky eksod refugjtësh zgjati deri më 31 tetor. Kriza u shkaktua nga një keqësimi i menjëherëshëm i ekonomisë kubane; gjendja çoi në tensione të brendshme dhe bëri që 10.000 kubanë të kërkonin strehim në ambasadën peruane në Havanë. Pas kësaj, qeveria kubane shpallii se kushdo që donte të ikte mund të bënte këtë, dhe njerëzit vërshuan nëpër anije e varka drejt Floridës. Më pas u zbulua se një numër refugjatësh ishin liruar qëllimisht nga burgjet kubane dhe spitale psikiatrikë. Kjo valë emigrimi përfundoi me marrëveshje të përbashkët ndërmjet dy qeverive SHBA – Kubë, në tetor 1980; gjatë kësaj periudhe, 125.000 kubanët kishin zbarkuar në Florida. Shumica e tyre ishin njerëz të thjeshtë. të ikur për arsye të mungesës së lirisë fetare, disa ishin shpallur anti-socialistë, dhe vetëm 2 % e refugjatëve u klasifikuan si kriminelë të dhunshëm dhe iu mohua shtetësia amerikane. Kjo ngjarje u bë temë e shumë filmave, si p.sh., Scarface (1983) me aktorin Al Pacino në rolin e Toni Montanës.
1994 – Predha të ushtrisë serbe godasin spitalin në Goradze, Bosnje, duke lënë 47 të vrarë dhe rreth 150 të plagosur. “Ndërsa raketat dhe predhat serbe vazhdonin të binin mbi spital dhe shtëpitë e Goradzes, kryetari i bashkisë së qytetit i bën thirrje Shteteve të Bashkuara “për të bombarduar qytetin dhe banorët e tij në mënyrë që ata të vdesin me dinjitet”. (Seattle Times (21 prill 1994)
1999 – SHBA – Masakra në Shkollën e Mesme Columbine: Eric Harris dhe Dylan Klebold vrasin 13 nxënës dhe plagosin 24 të tjerë para se të vrasin veten në në Jefferson County, Kolorado
2009 – Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës
Lindje
- 1808 – Napoleon III Bonaparte, kryetar dhe perandor i Francës (vdiq më 1873)
- 1889 – Adolf Hitler, kryeminister gjerman dhe udhëheqës i Reich i tretë (vdiq më 1945)
- 1893 – Joan Miro, artist spanjoll (vdiq më 1983)
- 1937 – George Takei, aktor amerikan
- 1967 – Mike Portnoy, ish-bateristi dhe themeluesi i bendit Dream Theater
- 1949 – Jessica Lange, aktore amerikane
- 1970 – Shemar Moore, aktor amerikan1972 – Carmen Electra, aktore amerikane
Vdekje
- 1314 – Papa Clemens V (lindi më 1260)
- 1918 – Karl Ferdinand Braun, fizikant gjerman
- 1995 – Milovan Đilas, politikan serb. (i lindur 1911.)
2014 – Koçi Petriti, poet shqipta