Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar eurodeputetët që ishin zë i fuqishëm brenda BE-së për heqjen e vizave për Kosovën, përcjell InLajmi.
Osmani tha se eurodeputetët aktualë dhe ish-deputetët kanë qenë përkrahësit më të vendosur në arritjen e lirisë së vizave për Kosovën.
Faleminderit që jeni zëri i popullit të Kosovës në Parlamentin e BE-së, përfundoi Osmani.
Postimi i plotë i saj:
Për të gjithë eurodeputetët aktualë dhe ish-deputetë që kanë qenë përkrahësit më të vendosur në arritjen e lirisë së vizave për Kosovën: Faleminderit! Faleminderit që jeni zëri i popullit të Kosovës në Parlamentin e BE-së./InLajmi/