Igball Jashari ka shënuar golin e parë si futbollist profesionist.
Prishtina shënoi fitore të thellë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Vushtrrisë, duke i mposhtur ata 6:0.
Golin e fundit për kryeqytetasit e shënoi Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari.
Ky ishte goli i tij i parë si futbollist profesionist, shkruan lajmi.net
Jashari u tregua i saktë nga pika e bardhë. Madje, 11 metërshin e fitoi vet pasi u pengua në zonë nga Bashkim Shala.