Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj deklaratës së kryekuvendarit Glauk Konjufca se nuk ka kuorum për seancë, duke theksuar se për të filluar seancën kishte kuorum por ajo “dështoi” pse në sallë nuk ishin shumica e pozitës, përcjell InLajmi.
Tutje deputetja Kica-Xhalili, sqaroi se në Kuvend ishin 90 deputetë dhe se Rregullorja e Kuvendit kërkon që seanca të filloj nëse në sallë janë prezent 61 deputetë.
Ajo tha se shumica po i kalkulon se sa deputetë i ka në sallë, pa e përfshirë opozitën.
Sipas saj, rëndësi te pushteti po ka vetëm 50%-shi i parë që në parim është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
Postimi i plotë i saj:
Një sqarim për kuorumin sot në Kuvend.
Kuorum për të filluar seanca kishte. Në sallë ishim rreth 90 deputetë. Rregullorja e Kuvendit kërkon që seanca të filloj kur ka kuorum – pra kur jane 61 deputetë prezent.
POR, shumica po kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë, PA opozitën.
Pra, ne kot shkojmë aty, sepse rëndësi ka vetëm 50%-shi i parë (që nuk po arrijnë ta sigurojnë), jo dhe i dyti, dhe e gjithë kjo në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. /InLajmi/