Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, përcjell InLajmi.
Zyrtarë të kësaj ambasadë shprehen të lumtur për vendimin e Parlamentit Evropian ndërsa ritheksojnë qëndrim e ashpër të tyre ndaj vonesës së liberalizimit të vizave për Kosovën
Tutje, në njoftimin e kësaj ambasade thuhet se “Me përfundimin e këtij hapi të fundit në procedurë, presidenti i PE-së dhe presidenca e Këshillit Suedez do të nënshkruajnë zyrtarisht aktin në ligj të mërkurën. Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), dhe në çdo rast deri në vitin 2024”.
Në fund, zyrtarë të kësaj ambasade thonë se qytetarët e Kosovës nuk do të kenë më nevojë të presin për viza dhe qëndrime afatshkurtra brenda BE-së. /InLajmi/