Emigrantët shqiptarë, të cilët kaluan festën e Pashkës në Atdhe kanë nisur, këtë të hënë, të kthehen në vendin fqinj, aty ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.
Fluksi ka qenë i lartë gjatë paradites se hënës, duke i detyruar autoritetet tona kufitare në Kapshticë të shtojnë numrin e sporteleve dhe personelin e shërbimit në dalje nga territori ynë.
Pala shqiptare po punon me 5 sportele në daljn e nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj dhe 3 sportele janë hapur në hyrje.
Autoritetet e palës sonë kufitare bëjnë me dije se edhe pala greke po punon me numër maksimal sportelesh çfarë ka sjellë lëvizjen e shpejtë dhe pa vonesa të mjeteve në të 2 anët e kufirit, shkruan A2CNN
Për personat e dyshuar policia greke kryen edhe procedurën e verifikimit të shenjave të gishtave. Mjetet në tokën shqiptare janë të vendosura në 4 korsi në dalje, ndërkohë që ka fluks mjetesh edhe në tokën neutrale.