Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ua ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë, përcjell InLajmi.
Ai thotë se “Kosova, si vend demokratik dhe multietnik edhe në këtë ditë të rëndësishme i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet të gjithë qytetarëve tanë”.
Tutje, ai uron që paqe, lumturi dhe begati për secilin.
Ndryshe, liderë të lartë shtetëror këtë të diel kanë uruar besimtarët ortodoksë në Kosovë dhe mbarë botën për festën e Pashkëve.
Postimi i plotë i tij:
Të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj festën e Pashkëve.
Kosova, si vend demokratik dhe multietnik, edhe në këtë ditë të rëndësishme i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet të gjithë qytetarëve tanë.
Uroj paqe, begati dhe lumturi për secilin. Për shumë mot Pashkët! /InLajmi/