Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, ka reaguar pas deklaratës së fundit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, pasi ky i fundit kërkoi zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të marrëveshjes së dakorduar në Ohër, përcjell InLajmi.
I shpejtë ishte reagimi i kryeministres serbe, e cila i tha Kurtit se Beogradi pret që 10 vjet për zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit, ndër to edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Për më tepër, ajo i drejtohet Kurtit, duke i thënë “Bëje Asociacionin!”.
“Edhe 3 ditë, më 19 prill, do të bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjeve të Brukselit. Presim 10 vjet që Prishtina të bëjë pjesën e saj të punës, 10 vjet që të themelohet Bashkësia e Komunave Serbe. Bëje!”, tha Bërnabiq. /InLajmi/
https://twitter.com/anabrnabic/status/1647539308482404354?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1647539308482404354%7Ctwgr%5E6470460f971724932fadaecdbcd5e2f69b89fd34%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fekonomiaonline.com%2Fkurti-do-zbatim-te-shpejte-te-marreveshjes-bernabiq-ia-kerkon-asociacionin-beje%2F