Deputeti Rashit Qalaj, njëherësh ish-drejtor i Policisë së Kosovës, i pyetur se a ka nevojë që në veri të vendit të shtohet numri i patrullimeve qoftë nga ana e EULEX-it e po ashtu edhe e KFOR-it, Qalaj ka thënë se Policia e Kosovës duhet të jetë më shumë prezentë në atë pjesë.
“Unë them që ka nevojë që Policia e Kosovës me qenë më shumë prezente, ndërsa shtimi i forcave ose i patrullave të EULEX-it nuk është një sinjal i mirë për shkak se në një farë mënyre po e deligjitmojnë Policinë e Kosovës atje, pra Policia e Kosovës është ajo e cila duhet të patrullojë dhe e cila duhet të monitorojë çdo situatë atje, ndërsa shtimi i patrullave të EULEX-it ose KFOR-it mund të bëhet vetëm nëse Policia e Kosovës i kërkon ato” , është shprehur ish-drejtori Qalaj
Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale janë shpallur fillimisht për 18 dhjetor 2022, por, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, janë shtyrë vetëm dhjetë ditë para mbajtjes së tyre.
Presidentja Vjosa Osmani e kishte caktuar 23 prillin si datë të zgjedhjeve në veri, pas konsultimeve me subjektet politike.
Lista Serbe në vazhdimësi ka deklaruar se do t’i bojkotojë këto zgjedhje.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe në komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe në targa të Kosovës, shkruan FrontOnline
Dorëheqje kanë dhënë edhe serbët e punësuar në gjyqësor, administratë, polici dhe dogana të Kosovës