Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Bekim Qoku, këshilltar të Jashtëm Politik për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcjell InLajmi.
Kurti i uroi Bekim Qokut suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, kryeministri sot ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, duke përfshirë homazhe në memorialin “Heroinat” për të vazhduar më pas në takimin me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq, me të cilin nënshkruan marrëveshje për shërbime ajrore. /InLajmi/