Pas takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë reagoi shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, përcjell InLajmi.
Vela tha se Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë.
Sipas tij presidenti serb po kërkon që të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit
Postimi i plotë i tij:
Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë:
Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e 🇽🇰 Policisë nga veriu i Kosovës
Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit /InLajmi/