Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është parë në gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën e sotme.
Kështu ka bërë të ditur avokatja e tij, Venkateswari Alagendra.
Në një prononcim për lajmi.net, vajza e Jakup Krasniqit është shprehur se gjendja e babait është e mirë, por vetëm ai po përballet më një grip të lehtë.
“Kam biseduar me Avokatin, nuk është diçka shqetësuese, grip i zakonshëm” ka thënë Gresa Krasniqi.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar këtë muaj. Ata para trupit gjykues janë deklaruar plotësisht të pafajshëm.