Akademia e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është akademi e shërbimit ushtarak që ndodhet në Colorado Springs dhe ofron edukim universitar të oficerëve për Forcat Ajrore, përcjell InLajmi.
E sipas institutit ATOM në këtë akademi është pranuar edhe kosovari Jon Musliu, ku thuhet se ky sukses kulminant i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit intelektual, punës dhe përkushtimit të tij.
Më tej ky institut i uroi Jonit shumë suksese gjatë akademisë dhe karrierë profesionale të shkëlqyeshme në të ardhmen.
Njoftimi i plotë i Institutit ATOM:
Atomisti Jon Musliu pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së – US Air Force Academy

Akademia e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është akademi e shërbimit ushtarak që ndodhet në Colorado Springs dhe ofron edukim universitar të oficerëve për Forcat Ajrore. Akademia është e njohur për programet e saj rigoroze akademike dhe ka një mision unik pasi ofron një edukim të specializuar për oficerët e ardhshëm të Forcave Ajrore. Kjo akademi është një nga institucionet më prestigjioze dhe më të njohura të këtij lloji në botë.
Ky sukses kulminant i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit intelektual, punës dhe përkushtimit të tij. Veç këtyre, ky sukses i tij do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme.
Prandaj, Instituti ATOMI iu shprehë mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuar në realizimin e potencialit të Jonit dhe në arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm nga ana e tij.
Instituti ATOMI i uron Jonit shumë suksese gjatë akademisë dhe karrierë profesionale të shkëlqyeshme në të ardhmen!
Shënim: Instituti ATOMI nuk pretendon merita për arritjet dhe sukseset e jashtëzakonshme të atomistëve, meqë ato suksese janë rezultat i potencialit të tyre të jashtëzakonshëm intelektual dhe punës së tyre të madhe. Instituti ATOMI i promovon arritjet dhe sukseset e jashtëzakonshme të atomistëve në mënyrë që t’i motivojë ata dhe në të njëjtën kohë ta rrisë vetëdijen e publikut për potencialin e jashtëzakonshëm të atomistëve dhe rëndësinë e tyre, dhe kështu të krijojë një ambient sa më përkrahës për atomistët në shoqërinë tonë. /InLajmi/