Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive dhe Projektligji për Prokurorin e Shtetit nuk arritën të miratoheshin në Kuvendin e Kosovës, raporton InLajmi.
Amandamentet e këtyre 2 projektligjeve nuk u miratuan, pasi në Kuvendin e Kosovës nuk pati kuorum për t’i votuar.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, bëri të ditur se nuk ka mjaftueshëm deputetë për t’i votuar këto projektligje.
Ndryshe, e njëjta situatë ndodhi edhe të mërkurën, këto projekligje nuk u miratuan, pasi nuk pati kuorum. /InLajmi/