Normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit është rol kyç për stabilitet në rajon.
Madje, marrëveshja e fundit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet sa më shpejtë që është e mundur.
“Progresi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. KFOR-i mirëpret marrëveshjet e fundit të ndërmjetësuara nga BE-ja në këtë drejtim dhe inkurajon të 2 palët të zbatojnë detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Kurse, sa i përket incidentit në Zveçan ku mbeti i plagosur një pjesëtar i komunitetit serb, nga KFOR-i kanë thënë se duhet të ketë hetim të plotë.
Derisa, përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.
“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon incidentin e së hënës mbrëma ku një serb i Kosovës u plagos me armë zjarri në komunën e Zveçanit. KFOR-i pret që institucionet në Kosovë të kryejnë një hetim të plotë të ngjarjeve dhe t’i mbajnë ata përgjegjës para drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it dhënë për Front Online.
Ndërsa, sa i përket situatës së sigurisë në vend, thonë se janë duke vazhduar të monitorojnë situatën.