Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, përcjell InLajmi.
Haradinaj e quan si të papranueshëm dhe qyqar sulmin ndaj gazetarit Syla.
Për më tepër, Haradinaj u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin rastin ndërsa ka uruar që ky sulm të jetë i fundit.
Ai theksoi se fjala e lirë është garancë e demokracisë për një shoqëri që aspiron për një të ardhme të sigurtë.
Postimi i plotë i tij:
I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt. /InLajmi/