Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se nuk është hera e parë që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq deklarohet për mos-zbatim të marrëveshjes.
Bajqinovci ka kërkuar llogari nga BE-ja sepse sipas tij, nëse Kosova do të bënte një deklaratë të tillë, reagimi i ndërkombëtarëve do të ishte ndryshe.
“Kjo është një pyetjet shumë e mirë që së pari duhet t’i bëhet BE-së dhe komunitetit ndërkombëtarë. Nuk është hera e parë që Vuciq haptazi thotë se nuk do të zbatojë marrëveshjen bazike. Unë mund të them vetëm një gjë. Paramendoni çfarë do të ishte reagimi ndërkombëtar sikur Kosova të thoshte se nuk e nënshkruan marrëveshjen, siç ka bërë Serbia, dhe nuk do t’i zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes, siç po bën Serbia”, tha ai.
Kujtojmë se, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta zbatojë totalisht marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën, shkruan Gazeta Blic
Vuçiq i tha televizionit publik serb se disa pika nuk do të zbatohen nga ana e Serbisë.