Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të marten ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefen e UNMIK-ut, Karolin Zijade, me të cilin ka diskutuar për seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të prezantohet raporti për punën e UNMIK-ut, gjendja e serbëve në Kosovë, por edhe do të prezantohet dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton InLajmi.
Presidenti Vuçiq tha se situata e sigurisë në Kosovë është komplekse, dhe në këtë kontekst ai theksoi se vlerësojmë reagimin adekuat dhe në kohë n të OKB-së ndaj incidenteve të shumta, provokimeve dhe akteve të njëanshme të Prishtinës që shkelin Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kërcënojnë të drejtat e sigurinë e serbëve dhe komuniteteve tjera joshqiptare.
Vuçiq ka përsëritur se Serbia insiston në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe zbatimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Nga ana tjetër shefja e UNMIK-ut Karolin Zijade shprehu mbështetjen e saj për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi nevojën që angazhimet politike të shndërrohen në veprime konkrete për të mirën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, shkruan TV Pink.rs.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se shqyrtimi i vazhdueshëm i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është thelbësor në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të informohet rregullisht për situatën në terren./InLajmi/