Një femër është zhdukur në Dobërqan të Gjilanit që nga data 10 prill, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se prindi ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Person i zhdukur
Dobërqan, Gjilan 10.04.2023-05:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tyre viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen saj. Rasti në procedurë hetimore. /InLajmi/