Një tas delikat prej porcelani, me diametër nën 11 cm, u shit për më shumë se 25 milionë dollarë në Hong Kong.
I përshkruar nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s si “shumë i rëndësishëm”, tasi vjen nga një grup i rrallë qeramikash të dekoruara në punëtoritë perandorake të Pekinit në shekullin e 18-të.
Tasi u prodhua gjatë kohës së perandorit Yongzheng, i cili sundoi Kinën nga viti 1722 deri në 1735.
I shitur për 25.3 milionë dollarë, tasi ka 2 dallëndyshe, një pemë kajsie të lulëzuar dhe një shelg, shkruan Anabel Magazine.
Dizajni ka gjithashtu një fragment nga një poezi që mendohet se është porositur nga paraardhësi i dinastisë Ming të Yongzheng, perandori Wanl.