Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, ka thënë sot se Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë e cila po gjykon krerët e UÇK-së ka funksion politik për t’ua “verbëruar sytë” serbëve, tha ai për Tanjug.
“Gjykata me seli në Hagë ka një funksion politik dhe ai është që t’i verbojë serbët të paktën për një moment,” tha Sheshel, transmeton Tëvë1.
Ai shtoi se fuqive botërore nuk i intereson fati i të akuzuarve. Kjo pasi sipas tij qëllimi i tyre është të forcojnë pavarësinë e Kosovës, pa protestuar shumë serbët kundër saj