Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Pashkët Katolike, përcjell InLajmi.
Konjfuca tha se Pashkët simbolizojnë ringjalljen dhe shpëtimin, fitoren e së mires mbi të keqen dhe të ligën.
Ai tha se Koha e Pashkës është ajo e forcimit të marrëdhënieve humane dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit, ku shtoi se duhet të vazhdojmë për një shoqëri më të fortë dhe harmonike në Kosovë.
Konjufca gjithashtu ka uruar që perëndia të mbrojë dhe të ju realizohen dëshirat çdo besimtari.
Gëzuar Pashka, përfundoi Konjufca.

Postimi i plotë i tij:
Sot festojmë Pashkën Katolike.
Ajo simbolizon ringjalljen dhe shpëtimin, fitoren e të mirës mbi të keqen dhe të ligën.
Koha e Pashkës është ajo e forcimit të marrëdhënieve humane dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit.
Të vazhdojmë të punojmë për një shoqëri më të fortë dhe më harmonike në Kosovë.
Mbetshi nën mbrojtjen e Perëndisë dhe ju realizofshin dëshirat dhe aspiratat tuaja!
Gëzuar Pashka!/InLajmi/